Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami shkon një hap më tej ftesës së Ziadin Selës për bashkëpunim mes Aleancës për Shqiptarë, Lëvizjes Besa dhe Alternativës. Kasami në emisionin “360 gradë” në Alsat bëri thirrje për bashkëpunim gjithë opozitarë duke ftuar të gjitha subjektet politike, organizatat joqeveritare dhe intelektualët. Ftesa e Kasamit nuk vlen vetëm për BDI-në.
“Nëse i bëjmë ftesat për koalicione apo ftesat për koalicione të mundshme parazgjedhore nëpër studio televizive, atëherë më lejoni qe edhe unë nga studio e juaj të bëj një ftesë për një bashkëpunim gjithë shqiptar, gjitha partitë politike të regjistruara te shqiptarët, PDSH, Aleanca, Alternativa, RDK, Uniteti, të gjithë intelektualët, diaspora, aktivistët dhe gjithë spektrin opozitar që të bëjmë këtë ndryshim dhe shqiptarëve të Maqedonisë t’i ofrojmë një opsion i cili BDI-në do ta çojë në opozitë dhe tek shqiptarët do të bjerë ndryshimin i cili ata do t’i përfaqësoj denjësisht në institucionet e shtetit”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.
Ndërkohë nga partia Alternativa thonë se janë kundër bashkëpunimit me subjektin nga i cili janë ndarë. Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi pohon se bashkëpunimi më i përafërt ekziston me Aleancën për Shqiptarët.
“Ka disa opsione duke filluar nga ai që fuqia jonë politike të matet edhe në aspektin vetanak por megjithatë edhe opsionet e bashkëpunimit me subjektet tjera politike me qëllim grumbullimin votave dhe arritjes së një ndikimi më të madh tek qytetarët për dalje në zgjedhje. Nga gjitha opsionet e mundura, neve jo rastësisht e kemi veçuar se në aspektin programor dhe qëllimeve tona është pikërisht Aleanca për Shqiptarë dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur vazhdimisht. Nuk mund të ketë asnjë lloj bashkëpunimi. Opsioni i fundi që as nuk është në listën e opsioneve është bashkëpunimi me për neve partinë e vulave dhe subjektin politik të cilin ju e përmendni”, tha Skender Rexhepi, Sekretar i Alternativës.
Ditë më parë, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin Rruga Drejt i bëri thirrje dy subjekteve shqiptare Lëvizja Besa dhe Alternativa që bashkërisht të formojnë bllok politik opozitar kundrejt BDI-së, PDSH-së dhe RDK-së. Sela shtoi se deri tani nuk ka pasur negociata zyrtare dhe marrëveshje konkrete./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë