LAJMI I FUNDIT:

Kasami dhe Plomp diskutuan për situatën politike në Maqedoni

Kasami dhe Plomp diskutuan për situatën politike në Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, dhe përfaqësues tjerë të partis, takoi ambasadorin e Mbretërisë të Holandës, Wouter Plomp.

Siç njoftojnë nga kjo parti, në takim u diskutua për aktualitetin politik në vend dhe për periudhën me rëndësi për vendin në të ardhmen drejt integrimit në NATO dhe BE.

Kryetari Kasami ripërsëriti mbështetjen e proceseve reformuese në vend dhe rolin konstruktiv të Lëvizjes Besa edhe në të ardhmen përmes
grupit parlamentar./Telegrafi/