LAJMI I FUNDIT:

Kartëmonedha 500 euro nuk do të lëshohet më në qarkullim

Kartëmonedha 500 euro nuk do të lëshohet më në qarkullim

Më 4 maj 2016 Banka Qendrore Evropiane pati vendosur që të ndërpresë prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të kartëmonedhës në vlerë prej 500 euro dhe si rrjedhojë duke filluar prej 27 janarit 2019, 17 nga 19 bankat qendrore Eurozonës nuk do të lëshojnë më në qarkullim këtë kartëmonedhë.

Për të siguruar një tranzicion të qetë dhe për arsye logjistike, Banka e Gjermanisë dhe Banka e Austrisë do të vazhdojnë të lëshojnë në qarkullim këtë denominim deri më 26 prill 2019.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njofton se kartëmonedhat ekzistuese në vlerë prej 500 euro to të vazhdojnë të përdoren si mjet pagese.


“Kartëmonedhat ekzistuese në vlerë prej 500 euro to të vazhdojnë të mbeten tender ligjor dhe mund të përdoren si mjet pagese dhe gjithmonë do të ruajnë vlerën e tyre (d.m.th. mund ta shpenzoni ose ruani atë). Gjithashtu bankat komerciale, zyrat e këmbimit dhe palët e tjera komerciale mund të vazhdojnë të riqarkullojnë kartëmonedhën ekzistuese në vlerë prej 500 euro. Ashtu si të gjitha denominimet e tjera të kartëmonedhave euro (të serisë së parë) edhe denominimi në vlerë prej 500 euro gjithmonë do të ruajë vlerën e saj dhe mund të këmbehet në një bankë qendrore kombëtare të zonës së euros në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e BQK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Botë
Kalo në kategori