int(1) Karaxhovski: Dyfish më shumë është rritur numri i të prekurve nga epidemia e fruthit - Telegrafi - Telegrafi Karaxhovski: Dyfish më shumë është rritur numri i të prekurve nga epidemia e fruthit - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Karaxhovski: Dyfish më shumë është rritur numri i të prekurve nga epidemia e fruthit

Karaxhovski: Dyfish më shumë është rritur numri i të prekurve nga epidemia e fruthit
Foto: Ilustrim

Është dyfishuar numri i pacientëve të prekur nga epidemia e fruthit. Nga 2 shkurti deri më sot, janë regjistruar 58 pacientë të sapo sëmurë, prej të cilëve 54 nga Shkupi, dy nga Tetova dhe një nga Gostivari dhe Gjevgjeli, deklaron epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se 144 fëmijë ose 71 për qind e të gjithë fëmijëve nuk ishin të vaksinuar ose kishin marrë vaksina jo të plota. Ata fëmijë të cilët nuk janë vaksinuar, qartë janë më të ekspozuar ndaj sëmundjes në të cilët virusi pritet që të depërtojë dhe të shkaktojë sëmundje.

“Gjëja e dytë që ka rëndësi është se 32 për qind e këtyre fëmijëve janë nën moshën një vjeçare dhe nuk iu janë nënshtruar vaksinimit sipas kalendarit të vaksinave. Të sëmurët janë të moshës nga një muaj deri në 54 vjet. Më shumë se 60 për qind e të sëmurëve janë të moshës 1 deri në 4 vjet. Grupi më i ekspozuar është nga një deri në katër vjet. Bëhet fjalë për epidemi të vërtetuar dhe konfirmuar nga Instituti jonë”, tha Karaxhovski.


Ai shtoi se numri i përgjithshme i të vaksinuarve në vend në periudhën nga fillimi i epidemisë deri më tani është 8.434 persona, nga të cilët 5.900 janë nga Shkupi dhe 2.534 nga qytetet e tjera. Sipas tij, pritet rritja e mëtejshme e epidemisë, sepse ajo nuk e ka arritur kulmin e vet, pasi që 50 përqind e të vaksinuarve janë nga territori i Shkupit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Lajme
Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Lajme
Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori