Organet e rendit të Italisë ka pasuruar flotën e makinave të blinduara SUV Jeep Grand Cherokee.

Karabinierët deri në fund të vitit do të bëhen me 19 xhipa të pajisura posaçërisht SUV, dhe njësitë e para mbërritën në garazhin e skuadrave antiterror.


2 2

Automjetet kanë ngjyra dalluese - mbizotëron ngjyra blu e errët me thekse të kuqe, dhe janë të pajisura me sinjale të veçanta.

Në kabinë kanë pajisjet më moderne të komunikimit, dhe të gjitha kopjet e Grand Cherokee Jeep posedojnë motor 3.0-litra V6 me 190 kuaj fuqi, e cila është çiftëzohet me transmision automatik prej tetë shpejtësish. Fuqia transferohet në të gjitha katër boshtet e këtij SUV.

3 2

Përveç kësaj, automjetet janë të blinduara për mbrojtje nga zjarri dhe posedojnë xham antiplumb.

Ndryshe, prodhues Fiat Chrysler Automobiles është një nga furnizuesit më të madh të makinave për organet e rendit të Italisë.

4 2

Në mesin e automjeteve të reja që janë blerë nga karabinierët janë Jeep dhe Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio. /kp/Telegrafi/

5 2