LAJMI I FUNDIT:

Grabiti 140 mijë euro në Shkodër, kapet në Turqi gjeorgjiani

Grabiti 140 mijë euro në Shkodër, kapet në Turqi gjeorgjiani

Zbardhet grabitja e ndodhur në qytetin e Shkodrës në datën 9 gusht, në orën 18:00, në sheshin Zdrale.

Policia ka bërë të mundur sigurimin e informacioneve në për të vënë në pranga autorin e dyshuar të grabitjes së pikës së këmbimit valuator.

Në pranga ka rënë shtetasi gjeorgjian Kakha Joua, si i dyshuar për kryerjen e veprës “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim.


Ky i fundit është arrestuar në Turqi dhe më pas është sjellë në vendin tonë për t’u përballur me akuzën. Sipas hetimeve shtetasit e huaj kanë marrë shumën prej 140 mijë euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria.

Kujdes nga dy “ukrainasit”! Si i vodhën mijëra euro në pikën e këmbimit në Shkodër
Lexo po ashtu Kujdes nga dy “ukrainasit”! Si i vodhën mijëra euro në pikën e këmbimit në Shkodër

Departamenti i Policisë Kriminale në Shkodër, bëri të mundur zbulimin e itinerarit të autorit kryesor të dyshuar për këtë ngjarje, i cili po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Informacionin e siguruar për vendndodhjen e autorit të dyshuar janë shkëmbyer nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë dhe kanë bërë të mundur vënien e tij në pranga dhe dorëzimin pranë autoriteteve tona. Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, policia turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete një shumë prej 7500 euro.

Uniformat blu të Shkodrës, kanë bërë të mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë, dhe bashkëpunohet ngushtësisht me homologët për kapjen e tyre. Ngjarja u denoncua nga pronari i ‘exchange’./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori