LAJMI I FUNDIT:

Kapen duke kontrabanduar me mallra, arrestohen doganieri dhe dy qytetarë në Gjirokastër

Kapen duke kontrabanduar me mallra, arrestohen doganieri dhe dy qytetarë në Gjirokastër

Policia në Shqipëri ka vënë në pranga 3 shtetas në Gjirokastër, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Qafë-Botë për veprimtari kriminale në fushën e kontrabandës me mallra.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “GUDA”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, J. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe D. D., 48 vjeç, banues në Sarandë(me detyrë doganier në Pikën Doganore Qafë-Botë.)”, bën të ditur Policia.

“Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi, në aksin rrugor Qafë-Muzinë – Gjirokastër është konstatuar automjeti tip furgoni me drejtues shtetasin K. B., brenda të cilit u gjetën 296 paketime me nënprodukte të qumështit, me peshë totale 4735 kg, pa dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi K. B. në bashkëpunim me shtetasin J. H., kanë kaluar këtë sasi malli të nënprodukteve të qumështit nëpërmjet Pikës Doganore Qafë-Botë pa kryer veprimet përkatëse”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu dyshohet se shtetasi D. D., me detyrë doganier ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar këta shtetas për të mos kryer veprimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan malli ushqimor dhe automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave “, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori