Dje, me hyrjen në fuqi të pezullimit të të gjitha linjave të transportit publik në Prishtinë, qyteti u përball me kolona të mëdha në komunikacion.

Pa autobusë, rrugët e kryeqytetit u mbushën me makina dhe pasdite erdhën kolona të gjata që paralizuan trafikun në disa zona kyçe.


Pezullimi është për shkak të krizës financiare të Trafikut Urban, si pasojë e bllokimit të mjeteve buxhetore.

Qytetarët që zakonisht varen nga autobusët janë të detyruar të zgjedhin makinën private, çka ka nxitur kolona të gjata në rrugë. /Telegrafi/