LAJMI I FUNDIT:

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Policia ka ndërhyrë për të penguar protestën e studentëve që reaguan ndaj arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, i cili u arrestua pas një vendimi të kontestuar nga autoritetet turke.

Arrestimi erdhi pas akuzave për korrupsion, çka solli një reagim të fortë nga mbështetësit dhe qytetarët e Stambollit.

Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe
Lexo po ashtu Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

Ky veprim ka ngjallur një atmosferë tensioni dhe pakënaqësie, ku studentët e Universitetit të Stambollit u mobilizuan për të shprehur protestën e tyre ndaj këtij zhvillimi politik, që ata e konsideruan si një tentativë për të frenuar opozitën.


Policia ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj studentëve, duke përdorur forcë për t’i shpërndarë ata, por studentët e vendosur nuk janë dorëzuar.

Ata kanë kaluar barrikadën që kishte vendosur policia dhe kanë vazhduar marshimin e tyre drejt qendrës së qytetit, duke kërkuar lirimin e İmamoğlu dhe dënimin e atyre që, sipas tyre, po shkelin të drejtat demokratike.

Imamoglu akuzohet për krim të organizuar - tenderë të manipuluar, kërcënime dhe ryshfet
Lexo po ashtu Imamoglu akuzohet për krim të organizuar - tenderë të manipuluar, kërcënime dhe ryshfet

Pas deklaratave të tyre, studentët janë nisur nga Universiteti i Stambollit drejt Saraçhanes, duke kërkuar mbështetje dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të autoriteteve.

Protesta ka tërhequr vëmendjen e medieve dhe ka pasur mbështetje edhe nga grupe të tjera opozitare, që e shohin arrestimin e Imamoglut si një kërcënim për demokracinë dhe liritë e qytetarëve turq.

Ndryshe, Imamoglu ishte parë si kandidat serioz i opozitës për president të Turqisë, gjegjësisht rival i Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

Botë
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Turqia
Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerika
Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Evropa
Kalo në kategori