Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje që ka ndodhur në Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj e ka kanosur në telefon. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar dhe pas verifikimit i njëjti kishte urdhër arrest për një rast tjetër”, thuhet në raport.


Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/