LAJMI I FUNDIT:

A kanë darkuar së bashku Shkëlzen Berisha dhe Erion Veliaj, reagon kryebashkiaku i Tiranës

A kanë darkuar së bashku Shkëlzen Berisha dhe Erion Veliaj, reagon kryebashkiaku i Tiranës

Një deklaratë e gazetarit Ylli Rakipi se disa kohë më parë kishte parë në një restorant Shkëlzen Berishën dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ka sjellë reagimin e këtyre të fundit.

Fillimisht ishte djali i ish-kryeministrit Berisha, i cili hodhi poshtë ato çfarë tha gazetari Rakipi në emisionin e tij.

“Në respekt të vërtetës dhe të opinionit me duhet të sqaroj se nuk jam takuar kurrë me personin në fjalë askund dhe asnjëherë. Me Erion Veliajn me lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj meje, fëmijëve dhe familjarëve të mi”, shkruante Shkëlzen Berisha.


Lidhur me këtë lajm, ka reaguar sot edhe kryebashkiaku Veliaj, që gjithashtu e përgënjeshtroi një takim me djalin e ish-kryeministrit Berisha.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit”, tha Veliaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori