Për herë të parë futbollisti i njohur i viteve 70-80 Edmond Gezdari nuk rrëfen historinë e suksesit të tij, por arritjet e vajzës, Sarës, që është e vetmja shqiptare që garon për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik.
“Jam krenar së pari se është vajza ime, por edhe sepse është shqiptare dhe është e të gjithëve, jo vetëm e Mondit. Më mbushen sytë me lot. Nuk paska tifozllëk më të fortë se për fëmijën”, tha Gezdari.
Mondi, që fillesat i ka në aktrim në fëmijëri, dhe ishte e një zbulim në fushën e futbollit, mendon se sporti nuk puthitet me politikën, por që e bija është ushqyer me disiplinën e tij për të shkëlqyer në karrierën e ëndrrave të saj.
“Ka punuar që e re, ka studiuar, shumë e mirë me mësime. Ka luajtuar edhe basketboll dhe kishte gjë shumë të mirë. Kur fitonte qante, kur humbte qante prapë. Kishte grint si i ati”, u shpreh ai.
I ati tregon kualifikimet e Sarës së diplomuar për Shkenca Politike në Romë dhe që është frymëzuar prej modelit të tij e paraardhësve të familjes Gëzdari se sa vlen të jesh i papërtuar për punën, për t’u shpërblyer në jetë.
“Vij nga një familje punëtorësh. Mamaja ka qënë parukiere, babai shofer. Unë jam bërë futbollist jo në sajë të talentit, por në bazë të punës. Sara ka marr grintën, nervin nga unë. Ajo punon nga 15 orë në ditë, në takime me njerëz.”
Sara kandidon për Partinë Konservatore në zonën e Richmond Park në Londër, ku ndryshe nga kandidimi për zgjedhjet në Shqipëri, asaj i është dashur të kalojë disa sprova para se të shkruante historinë si e para shqiptare që kërkon një vend në Parlamentin anglez.
“12 vite që është në Londër dhe ka 10 vite që është aktive për partinë që garon. Atje ka një gjë interesante, duhet të kalosh dy palë zgjedhje në parti që të kandidosh, edhe Sara i ka fituar. Pra nuk është rastësisht aty, por në bazë të punës”, u shpreh babai i Sarës.
Afrimi i zgjedhjeve më 4 korrik në Britaninë e Madhe e bën punën më dinamike për Sarën për të bindur anglezët që ti besojnë votën, por një thirrje i ati e ka për shqiptarët e Londrës se pse duhet të zgjedhin Sarën.
“Nëse do jetë aty, do jetë një dorë e madhe për çështjen e Shqip”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe