LAJMI I FUNDIT:

Kançeska-Milevska: Marrëveshja me Bullgarinë e bën Maqedoninë humbëse

Kançeska-Milevska: Marrëveshja me Bullgarinë e bën Maqedoninë humbëse

‘Marrëveshje për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, që e nënshkruajti Qeveria e Zoran Zaevit është në kundësrshtim me interesat shtetëror dhe kombëtar të Maqedonisë dhe kjo marrëveshje na bën humbës në këtë proces’, u shpreh Elizabeta Kançeska-Milevska nga OBRM-PDUK-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas asaj, LSDM-ja, pa ndonjë pozicionim të fortë taktit dhe strategjik dhe duke i dëmtuar interesat shtetëror dhe kombëtar të Maqedonisë dhe pa mos sigururar pozitë të volitshme për shtetin e vet, ka nënshkruar një marrëveshje dëmtuese, në të cilën Bullgaria nuk ka asnjë pikë detyruese.

Nëse Zaev do të donte të fitojë pozitë të favorshme për Republikën e Maqedonisë, ai do të insistonte që në marrëveshje të përfshihet vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të Hagës për çështjen e emrit me Greqinë, ku thuhej qartë se Maqedonia ka të drejtë të bashkangjitet në NATO edhe pa ndryshimin e emrit.


Me këtë marrëveshje Maqedonia detyrohet që përkrahje konkrete nga Bullgaria të shpresojë atëherë kur do të marrë aprovimin e Greqisë në lidhje me mosmarrëeshjen për emrin./Telegrafi/