LAJMI I FUNDIT:

Kampioni triumfon në fund

Kampioni triumfon në fund

Ferronikeli ka arritur një fitore të madhe në përballje ndaj Besës së Pejës.

Skuadra kampione e Kosovës ka triumfuar 2-1 ndaj pejanëve në ndeshjen e fundit të xhiros së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për Besën e cila fitoi edhe një penallti në minutën e 27-të.

Kastriot Rexha mori përgjegjësi për ta ekzekutuar atë, por Granit Kolshi e priti atë duke treguar formën e mirë të tij.


Golin e parë për ‘Niklin’, e shënoi Mendurim Olluri në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Besa u rikthye në lojë duke shënuar golin e barazimit në minutën e 76-të nëpërmjet Kastriot Rexhës.

Por kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes në barazim 1-1, në skenë doli Fidan Gerbeshi që shënoi në minutën e 93-të me kokë. /Telegrafi/