Në kuadër të javës së pestë, Feronikelit do të luaj si mysafir i Gjilanit, në ndeshjen që luhet sot prej orës 16:00.

Favorit llogaritet skuadra nga Drenasi, për tri arsye: E para, është kampion në fuqi, e dyta, po kalon formë të shkëlqyeshme dhe e treta, Gjilani ka mungesa të mëdha në këtë përballje, pasi Isa Eminhaxhiri, Besnik Krasniqi dhe Arbër Shala do të mungojnë për shkak se u ndëshkuan me karton të kuq në përballjen e javës së katërt kundër Hajvalisë, transmeton gazetatribuna.


Në anën tjetër, Feronikeli pritet të jetë i kompletuar.

Si do që të jetë, mbetet të shihet se si do të paraqitet Gjilani i trajnerit, Sadat Pajaziti dhe Feronikeli i Gani Sejdiut.

Sot luhet veëm kjo ndeshje, kurse të mërkurën dhe të enjten zhvillohen takimet tjera.

Java e pestë: Ora 16.00

Gjilani – Feronikeli 

E mërkurë, ora 16:00

Trepça ‘89 – Hajvalia 

Liria – Llapi

Drenica – Istogu

Prishtina – Vushtrria

E enjte, ora 16:00

Drita – Besa 
 

telegrafi sport app