Nga: Donat Kurti
Kúj nuk i a kande rrushi? Ato vile të mbushuna me kokrra të shëndoshta të kuqe, të zeza a të verdhême na bájn per vedi. Nalt prej plepave të hollë e të gjatë, si edhe poshtë prej tandave e prej vëneshtave duken vilet, si me na bà me sỹ kah kalojm andej pari e si me dashtë me na qitë lakmi.
Fëmijët pelcasin mbas rrushit. Pá u pjekë mirë, shka po tham? Pá u shëjë ende, ashtû krejt blertë e tanë tharptinë e kerkojn e e marrin kû mund t’a gjëjn, e e hán me shije, pâ mendue, se mundet me u bâ keq.
Gjatë Vjeshtes në Rrugen e Plepavet kalojn shpesh qerre e kamjona të ngarkuem me rrush. Fëmijët i shofin, s’mund të xânë vend, u çohet goja lang e mundohen me tridhue njiqind e njimij mënyrë, per me e shtî në dorë nemose nji vile të mirë e me u knaqë me tê; por të shumten e herës u shkon mundi bosh; megjithkëta guximi nuk u mungon e nuk e lân pá e provue. Sá qerre e kamjona me rrush, qi kalojnë andej pari, kanë mbas vedit nji morî fëmijësh gjithfarë moshet, të cillët, tuj u vû mbrapa, shpresojn, se kanë me e pasë at nafakë, sá me e lagë gojen e me u knaqë me rrush pá pare.
Âsht bukur me e pá per kundruell nji këso rasash. Ajo tregon me njŷje të gjalla smundjen e pergjithshme të fëmijëve per pêmë, e mënyren a mjeshtrín si me i shtî në dorë me veletí, e mandej në gojë, tuj qitë lakmí. Deri fëmijët, qi i kanë kopshtîjet e shpís së vet plot me pêmë, si edhe ata, të cillve nuk u mungon gjâ, marrin pjesë nder këso msŷmjesh e luftash, e u duket se po diftojnë trimní e guxim si shokët a edhe mâ teper se ata. Ndersa ky veprim në mende të fëmijeve paraqitet si t’ishin pêmët e vjedhuna a të marruna me veletí si shperblim i mundit të bâm, ato pêmë s’janë si gjith tjerat; por…mâ të shijshme e mâ të mira, edhe mos kjoshin gjâ nderë.
Qe nji rasë nder sá tjera. Nji ditë në Rrugen e Plepavet po kalote nji kamjon i ngarkuem me arka plot me rrush të zi. Komjoni ishte i zbëluem e në fund po rrîjshin në kambë, të kapun per arka, nja tre a kater djelmoça, qi, mbas gjaset e kishin ngarkue kamjonin e do të ndimojshin me e zhgarkue. Fëmijët, porsá e pán rrushin e djelmoçat, qi jua qitshin lakmí me fjalë e me hoka, si edhe tuj hanger ndo’i kokerr aty-këtû, u vûn mbrapa, tuj britë: “Ti djalë, m’a fal pak rrush! – T’a marrsha! M’a ep nji vile të vogel!” e tjera këso lutjesh. Zhurma edhi e u shtue kaq fort, sá shoferi, tuj i pá fëmijët rreth e perçark makinës me shumicë, dresht mos po xên ndonji e nisi me e pakue shpejtsín e dikúr e ndali krejt…por mâ mirë mos t’a kishte bâ at punë.
Djelmoçat, qi ishin në fund të makinës, këcyen në tokë me qellim, qi me i shperdá fëmijët e me i largue andej; por shka se, kúr këcyen ata, s’dij se si u rrxue edhe nji arkë me rrush, e rrushi u shperdá neper rrugë. Fëmijët atëherë s’i priti gjâ. Ata u lëshuen në rrush si të dishruem, tuj shtŷ e tuj shkelë njêni-tjetrin, gadi si ťu thote kush: “Mêrrni, se per jú ká rá arka në tokë!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Në Turqi restaurohet kisha 1800-vjeçare

Aktorët e sotëm duhet të ndjekin shkollën e Shekspirit

Josif Bageri, një legjendë e etnisë shqiptare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker