Kamioni që po i transportonte mbi 20 vetura humbi kontrollin dhe mbeti i kacavjerrë në urë (Foto)

23:"© Peoples Daily Online
Një kamion gjigant që po transportonte dhjetëra vetura, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga ura që ndodhet në Qingyang të Kinës.
Për fat të mirë, shoferi dhe ndihmësi i tij që ndodheshin në kabinë ia kanë dalë të largohen dhe të shpëtojnë pa lëndime, transmeton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar disa ekspertë, të cilët e kanë kthyer sërish në rrugë makinën me rimorkion e gjatë ku ishin 23 vetura.
Gjatë intervistës në Polici, shoferi ka rrëfyer se e ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga ura, duke qëndruar për një kohë i kacavjerrë në 150 metra lartësi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































