Site icon Telegrafi

Kamioni përmbyset në një autostradë në Florida, përfundojnë në tokë rreth 20 mijë litra birrë

Një kamion në një autostradë në Florida u përmbys ndërsa po shkonte në një kthesë.

Si pasojë, nga ai, në tokë pranë autostradës kanë përfunduar rreth 20 mijë litra birrë, përcjell Telegrafi.

Patrulla e autostradës në Florida shpërndau foto në mediat sociale që tregonin qindra kanaçe birre.

Hetuesit thanë se shoferi humbi kontrollin ndërsa po kalonte një kthesë, duke bërë që gjysma të dilte nga rruga dhe të përfundonte në anën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version