LAJMI I FUNDIT:

Kamerat në trafik, Murgoski: S’ka më heqje dënimesh me lehtësi

Kamerat në trafik, Murgoski: S’ka më heqje dënimesh me lehtësi

Nga e hëna policia e trafikut rrugor do të vihet në aktivitet të plotë në të gjithë vendin kundër shkelësve të rregullave në komunikacion, i paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Ekspertët e sigurisë në trafik thonë se çdo regjistrim audio-vizual ndërmjet policëve dhe shoferëve eviton mundësinë e korrupsionit dhe heqjen e gjobave për kundërvajtësit. Ideja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike të sigurisë në trafik ishte e Boris Murgoskit, i cili thotë se dokumentimi i kundërvajtjeve të llojit “safe city” dhe “body cam” do të jenë më se efikase.

“Sistemi i mbikëqyrjes elektronike të komunikacionit i eliminon vendimet subjektive apo sjelljet të njëanshme që fatkeqësisht është traditë e shoqërisë sonë të intervenohet përmes lidhjeve të afërta për të falur apo hequr dënimin e kryerësit të një kundërvajtjeje” – deklaroi Boris Murgoski, ekspert i sigurisë në trafik.

“Paralelisht me këtë plan operativ janë duke u shqyrtuar edhe mundësitë për të kyçur sistemet e kamerave rrugore për të gjobitur çdo kundërvajtje në trafik. Por, modeli i vendeve perëndimore për të dërgojë gjobën në adresë të banimit duhet të harmonizohet me aktet nënligjore”, thonë nga MPB.


“Para se të aktivizohen kamerat e sigurisë rrugore dhe të gjitha masat tjera duhet të hapet debat publik dhe të shqyrtohet me ekspertët në rast të ndryshimeve eventuale të dispozitave ligjore”- thonë nga Ministria e Brendshme.

“Nëse nuk precizohet përmes rregullores aktuale juridike shkelja eventuale e të drejtave të njeriut apo e privatësisë përmes video filmimeve, aktet nënligjore duhet të ndryshohen për të hequr çdo paqartësi” – u shpreh Boris Murgoski, ekspert i sigurisë në trafik.

Në mesin e 200 ligjeve të propozuara nga Qeveria e kaluar që kanë ngecur të pa miratuara në Kuvend është edhe Ligji për sigurinë e trafikut rrugorë. Sipas këtij drafti parashikohen masa më të rrepta të ndëshkimeve për kundërvajtjet e rënda në trafik apo edhe veprat penale në cenimin e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori