Skenat e nxehta mes supermodeles gjermane Heidi Klum dhe bashkëshortit të saj, muzikantit Tom Kaulitz, po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale dhe po shkaktojnë reagime të shumta

Për shumëkënd, pamjet nuk janë për ata me zemër të dobët, pasi ish-anëtarja e jurisë së “Germany’s Next Top Model” di gjithmonë si të provokojë publikun.


Heidi Klum, e cila ka kohë që është aktive në Instagram, nuk i kursen imazhet dhe videot nga pushimet e saj luksoze dhe momentet intime me Tom-in.

Veçanërisht gjatë verës, 52-vjeçarja di të përfitojë maksimalisht nga dielli, plazhi dhe bikini-t provokuese, të cilat i ekspozon me krenari para miliona ndjekësve.

Pak ditë më parë, fansat patën mundësi ta shihnin duke festuar ditëlindjen me bikini dhe gotë shampanje në dorë. Por Klum nuk u ndal me kaq, së fundmi, ajo publikoi një video të re, ku shihet me bashkëshortin duke shijuar momente romantike pranë detit.

Në video, Tom Kaulitz e mban me përkujdesje për beli, ndërsa Heidi, me një buzëqeshje të gjallë, pozon e relaksuar në një bikini ngjyrë të hapur. Në një moment, kamera “rrëshqet” poshtë dhe zbulon pa dashje gjoksin e saj të bujshëm, duke ndezur edhe më shumë atmosferën sensuale, transmeton Telegrafi.

Si të mos mjaftonte kjo, çifti e plotëson skenën me një puthje të ëmbël dhe kolonën zanore “Another Day in Paradise” të legjendarit Phil Collins, që e bën videon edhe më idilike dhe provokuese njëkohësisht.

Postimi i fundit i Heidi-t ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa fansat nuk ngurrojnë ta komplimentojnë për pamjen dhe guximin për të sfiduar tabutë e moshës.

Edhe këtë herë, Heidi Klum dëshmon se di si të qëndrojë në qendër të vëmendjes dhe të ruajë statusin e një prej emrave më të komentuar të shoubizit botëror. /Telegrafi/