LAJMI I FUNDIT:

Kamennos nuk beson se do të zgjidhet çështja e emrit para samitit të radhës të NATO-s

Kamennos nuk beson se do të zgjidhet çështja e emrit para samitit të radhës të NATO-s

Lideri i partisë “Grekët e Pavarur”, Panos Kamennos, ka mbajtur mbledhje me kryesinë e partisë së tij dhe me grupin parlamentar, ku është diskutuar çështja e emrit të Maqedonisë.

Ai nuk beson se deri në samitin e radhës të NATO-s do të arrihet një marrëveshje e pranueshme dypalëshe Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, bisedimet do të zgjatin shumë, dhe se është e nevojshme të bëhen ndryshime kushtetuese për shkak të, siç thotë “pozita irredentiste”.


Ai ritheksoi qëndrimin e partisë së tij që fjala “Maqedonia” të mos përfshihet në propozimin e mundshëm për zgjidhjen e çëshjtes së emrit./Telegrafi/