LAJMI I FUNDIT:

Kamenica me platformë digjitale

Kamenica me platformë digjitale

Komuna e Kamenicës së shpejti do të fillojë të zbatojë platfomën online “Kamenica Open Data”, si komuna e dytë në Kosovë pas Prishtinës, por e para për këtë platformë në Android dhe IOS.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin ekzekutiv të organizatës General Youth Education of Kosovo (GYEK), Alutrim Dërmaku, patën një takim informues rreth kësaj platforme që do të filloj së zbatuari së shpejti edhe në Kamenicë.

Përmes kësaj platforme “Kamenica Open Data”, do të bëhet pasqyrimi i të gjitha informacioneve të mbledhura nga drejtoritë komunale dhe do të bëhet klasifikimi në disa kategori ku do të përfshihet edhe puna e kryetarit të komunës.


“Përmes transparencës dhe qasjes së lehtë në shërbime komunale, do mundohemi jashtëzakonisht shumë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione publike”, tha Kastrati.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe do të implementohet nga Komuna e Kamenicës dhe organizata GYEK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori