LAJMI I FUNDIT:

Kameleoni Dua Lipa – artistja që erdhi me dukje shumëngjyrëshe në klipin e ri “Physical”

Kameleoni Dua Lipa – artistja që erdhi me dukje shumëngjyrëshe në klipin e ri “Physical”
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka prezantuar të premten për fansat këngën e saj më të re “Physical”.

Kënga e cila vjen si një stil i viteve 80’s e sjell Duan të veçantë në performancë dhe stil, gjë për të cilën ajo ka punuar me një numër të madh bashkëpunëtorësh.

E veçanta e klipit është se Dua shfaqet në disa skena të ndryshme dhe në secilën prej tyre ka një ngjyrë ndryshe në dukjen e saj.


Së fundmi, përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram, artistja Lipa ka treguar se realizimi i këtyre skenave nuk ishte i lehtë, pasi ajo u desh të ndërrojë tërësisht veshjen dhe makijazhin plot shtatë herë.

Dua Lipa reagon për herë të parë pas kritikave për videot me striptistet: Unë thjeshtë bëra atë që duhet, i mbështeta vajzat
Lexo po ashtu Dua Lipa reagon për herë të parë pas kritikave për videot me striptistet: Unë thjeshtë bëra atë që duhet, i mbështeta vajzat

Duke ardhur gjithnjë me një ngjyrë tjetër, Dua duket se arriti që ta bëjë klipin e saj me shumë ngjyra – ndonëse ajo njihet edhe si përkrahëse e madhe e komunitetit LGBTI.

“Ne bëmë disa herë ndërrimin e makijazhit”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive, që tregonin ndryshimin e saj drastik nga skena në skenë.

https://www.instagram.com/p/B7_f5Q2BGXQ/

Ndërkohë, e njëjta më pas publikoi edhe të tjera fotografi, që tregonin një moment lodhjeje gjatë xhirimeve të klipit.

“Unë jam e gjitha e veshur, por ende duke menduar nëse mund t’i anuloj planet e mia dhe të kthehem në shtrat”, ka shkruar 24-vjerçarja.

https://www.instagram.com/p/B8A-4WxhfZU/

Dua përndryshe ka bërë të ditur se albumi i saj i ri “Future Nostalgia”, do të publikohet i plotë më 3 prill. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B77FCVhBDJa/

Në trend Magazina

Më shumë
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Kalo në kategori