Kambovski: Këshilli Gjyqësor të veprojë më shpejt dhe me efikasitet

Kreu i ri i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski zotohet se do ta kthejë besimin e qytetarëve te institucioni që drejton.
Në intervistë për Alsat, ai komentoi edhe paralajmërimin për shkarkimin e mundshëm të pesë anëtarëve të Këshillit të cilët i zgjedh kuvendi. Kambovski thotë se vendimi është i legjislativit por vlerëson se përgjegjësia duhet të jetë individuale.
“E kam thënë më shumë se një herë që jam për përgjegjësi individuale, jo për përgjegjësi kolektive. A do të nisë Kuvendi apo jo procedurë, nuk e di, kështu që, i takon një pushteti tjetër, duhet të bashkëpunojnë të tre organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, jam i sigurt se kur veprojnë, autoriteti legjislativ, pra Kuvendi, do t’i kushtojë vëmendje edhe ligjeve, kushtetutës, i cili në fakt i nxjerr vetë ato ligje”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Ndërsa në fazë hartimi është ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, i cili duhet të jetë gati brenda qershorit, Kambovski shpreson se ligji do të shkurtojë kohëzgjatjen e procedurave kur ky organ të vendosë për një rast konkret.
“Procedurat që i zhvillojmë mund të përshpejtohen, sepse jemi dëshmitarë se procedurat janë relativisht të gjata kurse qytetarët janë të padurueshëm për vendimet e Këshillit, ne jemi ende të lidhur me disa norma ligjore dhe veprimet janë në përputhje me ato norma ligjore. Do të ishte mirë që aty të bëhej ndonjë ndryshim, që Këshilli Gjyqësor të vepronte me efikasitet dhe shpejtësi më të madhe”, u shpreh Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Kambovski u zgjodh në mënyrë unanime si kryetar i ri më 3 janar, ndërsa 1 vit është anëtar i këshillit. Ai vjen në krye të detyrës në kohën kur Këshilli përballet me kritika të vazhdueshme për punën e tij nga pushteti ekzekutiv, prandaj ky organ është nën monitorim të posaçëm publik. Ai pritet të mbajë nesër seancën e parë si kryetar./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit