LAJMI I FUNDIT:

Kambovski: Gjykata e Lartë të jetë mbi gjykatat tjera

Kambovski: Gjykata e Lartë të jetë mbi gjykatat tjera

Kthim të pozitës së Gjykatës së Lartë si institucioni më i lartë i pushtetit gjyqësor dhe riafirmim të rolit të gjyqësorit, propozon akademiku Vllado Kambovski.

Në debatin e sotëm për ndryshime në ligjet për gjykata dhe këshilla gjyqësore, akademiku Kambovski vlerësoi se Gjykata e Lartë, e cila e ka pozitën kushtetuese më të lartë në pushtetin gjyqësor, është lënë në pozitë të shkallës së dytë.

“Shumë herë kemi diskutuar për atë se kush është kreu i pushtetit gjyqësor. Përgjigjja në mënyrë eksplicite ose të heshtur ishte se ai është Këshilli gjyqësor që është absolutisht e papajtueshme me konceptimin kushtetues, sipas së cilit Këshilli Gjyqësor është vetëm organ i cili e garanton pozitën e Gjykatës së Lartë por nuk e zëvendëson Gjykatën e Lartë”, tha akademiku Kambovski.


Ai konsideron se duhet të futet edhe formulimi me të cilin organet udhëheqëse do të jenë të detyrueshme të veprojnë sipas vendimeve dhe rekomandimeve të gjykatave.

Sipas profesoreshës Ana Daneva, duhet të ekzistojnë baza ligjore për përgjegjësi për anëtarët e Këshillit gjyqësor. “Ne jemi shteti i vetëm në botë ku kemi anëtarë të Këshillit gjyqësor të cilët pavarësisht nga ajo si dhe nëse në përgjithësi e kryejnë funksionin e saj të anëtarësimit, nuk mund të shkarkohen nga anëtarësimi sepse baza e tillë ligjore nuk ekziston”, potencoi Daneva.

Debati i sotëm për ndryshimet e Ligjit për gjykatat dhe Ligji për këshill gjyqësor ishte në organizim të Shoqatës së Gjykatës dhe Ministrisë së Drejtësisë./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori