Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, deklaroi se Beogradi nuk tregon vullnet politik që çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës t`i qaset në mënyrë serioze, sepse pakicën shqiptare ende e konsideron problematike.
Kamberi tha se në takimin që ka patur me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i ka dorëzuar për të pestën herë një listë me kërkesat e njëjta, por të cilat nuk janë marrë parasysh asnjëherë deri më tani.
“Kërkesa jonë bazë është plani 7 pikësh me gjithë komponentët e tij. Vuçiq nuk dha ndonjë shpresë të caktuar se do të mund të bëhet. Komenti i tij ishte se do të na duhen konsultime me partnerët ndërkombëtarë lidhur me realizimin. Por duhet të potencohet se kemi të bëjmë me një dokument i cili nga Qeveria e Serbisë është aprovu më 4 qershor 2013. Pra thjeshtë ajo që ne jemi të interesuar me bisedu është dinamika e realizimit të këtij plani”, deklaroi Kamberi, për RTK.
Ai tha se Vuçiq pret një moment të caktuar për të nisur realizimin e ndonjë kërkese, por sipas tij, kjo ditë nuk do të vijë derisa bashkësia ndërkombëtare të fillojë të ushtrojë një presion më të madh ndaj Serbisë lidhur me këtë temë.
“Përkëdhelja, e posaçërisht që Bashkimi Evropian po ia bën presidentit serb, po e liron atë nga përgjegjësia e realizimit të tre marrëveshjeve që ka me shqiptarët”, tha mes tjerash Kamberi.
Ai tutje tregoi se në këtë takim me presidentin serb nuk u diskutua fare për qeverinë, mandatarin, as për kandidatin për kryetar të parlamentit.
Kamberi deklaroi se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e qeverisë dhe kjo gjë sipas tij nuk do të ndodhë as nëse do të kenë ftesë nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, para se të flitet për përfaqësim në qeveri, duhet të realizohen disa kërkesa të shqiptarëve.
“Derisa nuk kemi një plan të qartë për integrimin e shqiptarëve në gjyqësor, në polici, në inspeksionet republikane, në doganë e të gjitha shërbimet e tjera që veprojnë në komunat tona, në përfaqësimin tonë në 33 për qind në nivel rajonal. Nuk kemi pse bisedojmë as me Vuçiqin as me ndërkombëtarët, për përfshirjen tonë si marionetë në qeveri”, theksoi ai.
E duke folur për idenë e ripërcaktimit të kufijve, Kamberi tha se Lugina e Preshevës asnjëherë nuk dëshiron t’i imponojë agjenda Kosovës.
Ajo që është me rëndësi sipas tij është arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë përmes së cilës Serbia do ta njeh Kosovën.
“Kjo sjell paqe në Ballkan. Në anën tjetër ne kemi ne kemi një referendum të vitit 1992 për autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimin me Kosovën, dhe nëse një marrëveshje eventuale mes dy shteteve sjell një mundësi të atillë në kuadër të së cilës komplet Lugina e Preshevës, jo pjesë parciale të saj, të jenë pjesë e një territori në të ardhmen, atëherë është çështje që mund të vlerësohet. Por të futemi në një proces me të panjohura sigurisht se mund të jetë një rrezik”, deklaroi Kamberi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët