LAJMI I FUNDIT:

Kallëzime penale për drejtuesit e Institutit Ndërkombëtar Sllav “Gavrillo Romanoviq Derzhavin”

Kallëzime penale për drejtuesit e Institutit Ndërkombëtar Sllav “Gavrillo Romanoviq Derzhavin”

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka kallëzuar penalisht personat M.B (33) nga Kumanova, B.S (36) nga Shën Nikolla, njiherit Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Ndërkombëtar Sllav “Gavrillo Romanoviq Derzhavin”, pastaj D.N (71) nga Probishtipi, njiherit rektor i këtij instituti, si edhe V.M.N (59), i punësuar në Inspektoratin shtetëror të arsimit.

Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj vetë institutit, si person juridik, njofton Telegrafi Maqedoni.

M.B dyshohet për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, ndërsa B.S dhe D.N dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave dhe për falsifikim dokumentesh. V.M.N dyshohet për punë të pandërgjegjshme në shërbim.


M.B është regjistruar si student në institutin e lartpërmendur, pro në periudhën 2009-2012 ka punuar në Afganistan, ndërsa ka kaluar shumicën e provimeve pa qenë prezent në Maqedoni.

Me diplomën e marr në këtë institut, M.B është punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, edhe atë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

B.S dhe D.N e kanë mundësuar diplomimin e M.B, kurse personi i fundit, V.M.N, si inspektor i arsimit ka tentuar të mbulojë rastin e provimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori