SPB Tetovë ka parashtruar kallëzime penale ndaj disa individëve dhe kompanive të transportit për mashtrim dhe dhënien e deklaratave të rreme. Ata dyshohet se përgatitën fatura për transportin e nxënësve, edhe pse kontratat me shkollat e mesme u kishin skaduar. Në disa raste, të dyshuarit dhanë deklarata të rreme para noterit për të marrë vendime për urdhër pagesa.

“SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (46) nga Tetova dhe një personi juridik, ndërmarrje transporti nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt, e lidhur midis tyre dhe një shkolle të mesme, kishte skaduar, pa bazë ligjore përgatitën fatura në shumën prej 15.034.110 denarësh për të dy muajt dhe i dorëzuan te shërbimet përgjegjëse të shkollës, me qëllim të kryerjes së pagesës. Të denoncuarit nuk arritën t’i mashtrojnë shërbimet përgjegjëse të shkollës, pas çka para noterit dhanë deklaratë të rreme dhe dorëzuan faturat duke kërkuar që noteri të përgatiste një vendim për urdhër pagese noterial, i cili u miratua nga noteri".


"Po ashtu, SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër Q.F. (59) nga fshati Shemshovë dhe një personi juridik nga i njëjti fshat, për dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt e lidhur me një shkollë të mesme në Tetovë kishte skaduar, më 10.06.2025, pa bazë ligjore përgatitën fatura për muajin shtator dhe tetor 2024 në shumën totale prej 2.152.447 denarësh, dhe i dorëzuan te shërbimet përgjegjëse të shkollës, me qëllim që t’i mashtrojnë dhe të kryhet pagesa e faturave të dorëzuara”, thonë nga MPB.