Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit.
Prokurori i cili është ngarkuar me këtë lëndë Agron Matjani, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, se tashmë është marr aktvendimi për fillimin e hetimeve lidhur me këto dyshime, pasi që Prokuroria Themelore në Gjakovë, e ka pranuar lëndën, më 17 janar 2018.
Nisjes së hetimeve, i ka paraprirë ngritja e kallëzimit penal, më 7 dhjetor të vitit të kaluar nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), nën dyshimin se kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka kryer veprën penale “konflikt interesi”, me rastin e nënshkrimit të një tenderi ku përfitues ka qenë vëllai i tij, Gani Rugova.
Në kallëzimin penal të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Haki Rugova, dyshohet se më 1 gusht 2014, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut, me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës sipas aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e parë”, me operatorin ekonomik “MA-CON” sh.p.k, në pronësi të Gani Rugovës, në vlerë prej 289,119.85 euro, kështu duke mundësuar interes financiar për të dhe personin juridik që ka të bëjë me të.Me këtë rast, AKK nën dyshimin e bazuar arsyeshëm, është bërë kallëzim penal, me të cilin Haki Rugova, dyshohet të ketë kryer këtë vepre penale.
Fillimisht kjo lëndë ishte dërguar në Prokurorinë Themelore në Pejë, përkatësisht ajo i ishte deleguar prokurorit Haxhi Sinanaj.Por, ky i fundit, më 17 janar 2018, me shkresë i është drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, dhe pas konsultimit me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, Haxhi Derguti, si dhe Agim Kurmehaj, lënda është deleguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.“Arsyeja e dërgimit në kompetencë të kësaj çështjeje juridike penale për të pandehurin Haki Rugova, është fakti se me të njëjtin që një kohë të gjatë njihemi dhe jemi në raporte shoqërore, andaj për të qenë një hetim i drejtë dhe i pavarur, pas konsultimit me kryeprokurorin e Apelit dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, jemi dakorduar që këtë çështje penale ta dërgojmë në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, kishte shkruar prokurori Haxhi Sinanaj.
Ndryshe, Haki Rugova, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ka fituar edhe një mandat tjetër, për herë të tretë, në krye të Komunës së Istogut, i cili vetëm pas rivotimit kishte siguruar fitoren përball kundër kandidatit nga radhët e AAK-së, Xhavit Dreshaj./BetimpërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?