Site icon Telegrafi

Kalimi i Declan Rice te Arsenali është rekord i ri në Ligë Premier – ai la pas disa emra të mëdhenj

Declan Rice ka kaluar nga West Hamit te Arsenali, duke u bërë transferimi më i madh në histori të futbollit anglez.

Arsenali do të mbushë arkat e West Hamit për 123 milionë euro me bonuse, që është një rekord absolut në ishull.

Topçinjtë kishin konkurrencë për nënshkrimin e anglezi me Manchester Cityn, por mesfushori brilant megjithatë vendosi të veshë fanellën e Arsenalit.

Ky do të jetë vetëm klubi i dytë në karrierën e mesfushorit mbrojtës pas Hammers, ku ai u rrit si lojtar. Ai ka marr fanellën me numrin 41 te Topçinjtë.

Rice ka kaluar Enzo Fernandezin që ishte i dyte, pasi u ble nga Chelsea për 120 milionë euro.

Lexo po ashtu Zyrtare: Declan Rice, lojtar i ri i Arsenalit

Në top pesë janë edhe Jack Grealish, Romelu Lukaku dhe Paul Pogba.

Në anën tjetër, Rice është nënshkrimi i tretë i madh i Arsenalit këtë sezon, në të cilin ka qenë i shkëlqyer për topçinjtë në afrimin e lojtarëve.

Skuadra e Mikel Artetës u përforcua para anglezit me Kai Haverz nga Chelsea dhe Jurrien Timber nga Ajax.

Lexo po ashtu "Është privilegj absolut të jesh pjesë e Arsenalit", fjalët e para të Declan Rice si Topçi

Kjo e ka forcuar edhe më shumë konkurrencën në skuadrën e nënkampiones së Anglisë, pasi këtë sezon ata kthehen në Ligën e Kampionëve pas atij 2016/2017. /Telegrafi/

Exit mobile version