Liridon Kalenderi i Auto Klubit Prizreni D&G është fitues i garës malore Grashtica 2015, e cila njëherësh ishte e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.
Në garën e të dielës, ai ishte dukshëm më i shpejtë se rivali i tij kryesor, Valdet Krasniqi. Garuesi prizrenas në e pati kohën prej 3:15.736 minuta, duke qenë më i shpejtë se Krasniqi për 14.973 sekonda.
“Së pari dëshiroj të shpreh respektin për të gjithë garuesit, për anëtarët e FASK-ut dhe kryetarin Ismet Rexhepi, sepse është bërë një punë e madhe. Natyrisht që jam i kënaqur edhe me suksesin e arritur, aq më tepër duke marrë parasysh se automobilizmi nuk është sport i lehtë, pasi kërkon sakrificë dhe investime. Besoj që në vitin e ardhshëm do të punojmë edhe më shumë dhe të arrijmë rezultate të mira edhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Kalenderi pas përfundimit të garës.
Konkurrencë e madhe ishte në kategorinë e parë dhe të dytë, të cilat në fund u fituan nga Bekim Kovaçi dhe Alban Berisha, ndërsa në kategorinë e tretë, të katërt dhe të gjashtë, ashtu siç pritej triumfuan Përparim Dushi, Arbnor Musliu dhe Bardhyl Canolli. Madje ky i fundit ishte mjaft i suksesshëm edhe në plasmanin e përgjithshëm, duke u renditur në pozitën e dytë.
Në garën e kësaj fundjave mysafirë të FASK-ut ishin edhe disa nga garuesit më të mirë të Malit të Zi, të cilët u ndanë të kënaqur me mikpritjen dhe organizimin.
Rezultatet:
Kategoria e parë:
- Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 4:09.975
- Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +12.715
- Kushtrim Bytyçi (Renault – Ferizaj) +24.600
Kategoria e dytë:
- Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 3:52.759
- Besnik Çitaku (Opel – Prishtina CP) +04.897
- Korab Bajraktari (Peugeot – Ferizaj) +05.178
Kategoria e tretë:
- Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT) 3:33.487
- Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) +01.127
- Bujar Gola (Yugo – Gjakova 137) +14.519
Kategoria e katërt:
- Arbnor Musliu (Opel – Prishtina CP) 3:38.498
- Enis Murati (Renault – Prishtina RT) +11.767
- Rexhep Bytyçi (Peugeot – Ferizaj) + 13.283
Kategoria e pestë:
- Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) 3:15.738
- Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) +14.973
- Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) +15.649
Kategoria e gjashtë:
- Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 3:24.919
- Besfort Hana (Opel – Gjakova 137) +18.449
- Kastriot Buqaj (Golf – Prishtina RT) +21.154
Renditja e përgjithshme:
- Liridon Kalenderi
- Bardhyl Canolli
- Valdet Krasniqi
Renditja në konkurrencën ekipore:
- Prizreni D&G
- Prishtina RT
- Ferizaj
Mysafirët:
- Nemanja Kascelan
- Tripo Ivovic
- Nikola Nikolic
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Si u krijua logoja e Mercedesit?

Audi prezanton SQ7 dhe SQ8
Aksident mes Porsche 911 GT2 RS dhe Pagani Huayra BC, dëme të mëdha në të dy makinat e rralla
Bentley nxori në shitje një model të ri të "biçikletave" që shndërrohet në gjashtë forma të ndryshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës