Kakavijë, tri operacione policore, kapen 55 klandestinë

Këta shtetas, që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë janë kapur gjatë tre operacioneve të ndryshme policore.
BalkanWeb njofton se në vendin e quajtur Peshkëpi u kapën 16 klandestinë, në Vrisera 21 të tjerë dhe 18 klandestinë u kapën në Kakavijë.
Policia bëri me dije se klandestinët u arritën të evidentoheshin përmes pajisjeve logjistike, kamera dhe dylbi termike të dhuruara nga Ambasada Amerikane. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/08/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































