LAJMI I FUNDIT:

Kajtazi: Vajza e kishte kuptuar “gabimin” me arsimtarin, prandaj donte të martohej (Video)

Kajtazi: Vajza e kishte kuptuar “gabimin” me arsimtarin, prandaj donte të martohej (Video)

Kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi ka thënë se familja e 16 vjeçares së dhunuar jeton në kushte të vështira ekonomike.

Kajtazi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se për shkak se familja e vajzës ishte parë si “e dobët” në shoqërinë e atij vendi, ajo është bërë cak i përdhunuesve.

“Të dobëtin e shkelin pa çarë kokën se mund të ketë hakmarrje”.


Gazetari ka thënë se rrëfimi i vajzës ka qenë i sinqertë, pasi ajo edhe ka treguar se synimi i saj i fundit ishte të përfundojë në martesë.

“Pasi vajza kishte përfunduar në marrëdhënie [seksuale], ajo thotë se ka insistuar të martohet pasi që thotë se “kush më merr mua, pasi merret vesh kjo punë që kam qenë në lidhje me arsimtarin”. Problemet pikërisht fillojnë kur arsimtari tërhiqet nga lidhja me vajzën”.

Kajtazi thotë se fillimi i problemeve për vajzën nisin kur ajo vendos ta raportojë në polici raportin me arsimtarin.

“Problemi më i madh për mua fillon në polici. Profesori kishte probleme me lidhjen pasi kjo ishte e mitur, edhe nëse do të donte të martohej. Kur shkon në polici has te polici Vesel Veseli që është edhe familjar i saj. Por rasti është i ndërlikuar pasi edhe arsimtari ishte fqinji i saj dhe jetonte shumë afër saj në fshat”, thotë ndër të tjera Vehbi Kajtazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori