Ngritja e njëhershme e çmimeve të produkteve nëpër kafene në Ferizaj ka shkaktuar reagime nëpër rrjete sociale. Rasti është raportuar edhe në Kallxo.com. Të parët kishin reaguar KFOR-i amerikan.
Pronarët e 9 kafeneve e restoranteve në Ferizaj, dyshohet se kanë bërë marrëveshje të kundërligjshme për ngritjen e çmimeve deri në 40 për qind. Kanë bërë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe për këtë mund të gjobiten deri në 10 për qind të qarkullimit të tyre.
Ngritja e njëhershme e çmimeve të produkteve nëpër kafene në Ferizaj ka shkaktuar reagime nëpër rrjete sociale. Rasti është raportuar edhe në Kallxo.com.
Por, ka qenë KFOR-i amerikan ai që ka ndjekur i pari rrugën ligjore, duke e dërguar ankesën në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës.
“Ankuesi i parë ka qenë KFOR-i amerikan. Pastaj një ankesë tjetër ka ardhur prej një avokuesi për të drejtat e njeriut, i cili ka bërë kërkesë me shkrim për të filluar hetimet për rritjen e çmimeve”, ka thënë Prestreshi.
Ngritja e çmimeve është bërë në muajin korrik, kur diaspora kthehen në Kosovë për pushime.
Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se ngritja e çmimeve është bërë në mënyrë të njëhershme. Kjo e dëshmon marrëveshjen në mes të pronarëve të kafeneve. Menyja e re e vendosur nëpër këto lokale, kishte ngritje të çmimeve prej 40 për qind për pjesën më të madhe të produkteve. Espresso, makiato e vogël, uji në shishe, dhe çaji i nxehtë ishin shtrenjtuar nga 50 në 70 euro cent, një ngritje e çmimit për 40 për qind. Birrat ishin shtrenjtuar në 1.50 euro, nga 1 euro sa kanë qenë deri më tani.
Gazeta Jeta në Kosovë për këtë dukuri ka hulumtuar nëpër kafenetë më të frekuentuara të qytetit të Ferizaj.
Donald Lubishtani, njëri nga pronarët e kafenesë dhe ëmbëltores “Schamrock”, e ka pranuar se ngritja e çmimeve është bërë me marrëveshje.
“Ne i kemi ngritur çmimet e kafesë dhe birrave për shkak se janë shumë të lira dhe nuk po kemi llogari. Këtë ngritje e kemi bërë me marrëveshje me nëntë kafene”, tha Lubishtani.
Thotë se marrëveshja nuk është funksionale dhe se çmimet janë kthyer siç kanë qenë më herët.
GazetaJnK ka gjetur se çmimet nuk ishin liruar në ëmbëltoren që mbanë të njëjtin emër me atë të kafenesë dhe ku bashkëpronar është Lubishtani.
“Aty, në ëmbëltore, paguhet vendi”, ka thënë shkurt Lubishtani pas insistimit të Gazetës JnK.
E Faton Uka, bashkëpronar i kafenesë “Temple Bar” e pranon ngritjen e çmimit, por më shumë dëshiron të merret me ata që e kanë ngritë zërin për këtë çështje.
“E di kush është ankuar më shumë? Ata që rrinë tërë ditën në kafe e nuk punojnë asgjë”, ka insistuar disa herë Uka.
Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se ankuesi i parë për ngritjen e çmimeve ka qenë KFOR-i amerikan.
Uka thotë se i kanë 10 arsye për ngritjen e çmimeve.
“Kafja e birrat janë pije luksi. Asgjë nuk është ngritja e çmimit prej 20 ose 50 centëve”, ka thënë Uka.
Ai thotë se është ngritur çmimi edhe i kafesë edhe i birrës.
“Furnizuesit e kafesë dhe të birrës na i kanë ngritur çmimet me arsye se është rritur akciza dhe ne nuk po kemi llogari”, ka thënë Uka.
Pas paraqitjes së fakteve nga ana e Gazetës JnK se kafja nuk ka fare akcizë, Uka e ka ndryshuar qëndrimin.
“Ne nuk e dimë a ka kafja akcizë apo jo, furnizuesit e kanë rritur çmimin për këtë arsye”, ka shtuar ai.
Dogana e Kosovës e dëshmohet se nuk ka pasur ngritje të akcizës.
“Nga hyrja në fuqi e plotësim ndryshimit të ligjit 03/L-112 për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë, kafja në çfarëdo forme që importohet, e pjekur apo e pa pjekur, e përpunuar apo e papërpunuar, nuk i nënshtrohet taksës së akcizës nga korriku i vitit 2010”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.
Uka, i cili është në këtë profesion që 16 vite, thotë se të gjitha kostot janë rritur ndërsa çmimi i kafes ka mbetur i njëjtë.
“Qe 16 vjet prej se punoj në këtë profesion, kafja është 50 centë. Në atë kohë çmimi i furnizimit të kafesë ka qenë i ulët, rryma ka qenë më e lirë, uji po ashtu, TVSH nuk ka pasur. Tash jemi fiskalizuar, kemi qiranë, renovim të domosdoshme të lokalit”, vazhdon numërimin e kostove që janë ngritur që nga viti 2000.
Valon Prestreshi nga Autoriteti i Konkurrencës thotë se kanë nisur grumbullimin e informatave, më të pranuar ankesën e parë nga KFOR-it, duke i dërguar hetuesit në Ferizaj.
“Nga hetuesit jam informuar se në kohën kur ata kanë qenë në Ferizaj është vërejtur se pronarët e lokaleve kanë qenë të frikësuar”, ka thënë Prestreshi.
Ai thotë se hetuesit kanë raportuar se është bërë ulja e çmimeve në të njëjtën ditë.
“Më është thënë nga hetuesit se pronarët e kafeneve kanë filluar komunikim me mesazhe në telefon dhe po atë ditë të gjitha kafenetë i kanë kthyer çmimet siç kanë qenë. Madje janë arsyetuar se nuk e kanë ditur që një marrëveshje e tillë është e jashtëligjshme”, tha Prestreshi.
Kreu i mbrojtjes së konkurrencës ka thënë se janë në proces të monitorimit të situatës së çmimeve në Ferizaj dhe se ditëve në vazhdim do të ketë një vendim për këtë rast.
“Ky është rast i vogël, pasi nuk është nga ato raste ku kompania përfaqëson 25 për qind të tregut. Pas përfundimit të raportit nga hetuesit, ne, si komision marrim vendim nëse do të ketë vetëm një rekomandim për këto kompani, apo marrim vendim për një seancë dëgjimore. Gjithashtu, në varësi të përfundimeve të hetueseve, ne mund të vendosim për konkluzion për fillimin e procedurave hetimore”, tha Prestreshi.
Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës i ndalon marrëveshjet e tilla.
“Ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e marra në mes të shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduara të cilat kanë për qëllim ose mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin e konkurrencës tregtare në tregun relevant e veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”, thuhet në nenin 4 të Ligjit për Mbrojtjen e konkurrencës.
Kafenetë e Ferizajt mund të gjobiten deri në 10 për qind të qarkullimit të tyre.
“Sipas ligjit të ri, masat ndëshkuese tani më janë 10% e të hyrave vjetore te kompanisë, ndoshta jemi autoriteti numër një në Kosovë që shqipton gjobat më të larta krahasuar me të tjerët, ligji mbi mbrojtjen e konkurrencës na lejon një gjë të tillë”, ka thënë Prestreshi.
Në Ferizaj funksionon edhe një shoqatë hoteliere e turistike, e cila ka 10 anëtarë.
Drejtori i Shoqatës Hoteliere të Ferizaj, Gazmend Rexhepi, tha se ngritja e çmimeve nuk është bërë nga shoqata, edhe pse pjesa më e madhe e anëtarëve të saj kanë qenë pjesë e marrëveshjes për ngritjen e çmimeve.
“Shoqata nuk ka pasë asgjë me ngritjen e çmimeve, nëse ata kanë mbajtur ndonjë mbledhje për çmime unë personalisht nuk kam qenë prezent. Kanë vendosë pronarët e lokaleve me iniciativën e tyre, por tash janë duke u frikësuar pasi e kanë kuptuar se një marrëveshje e tillë është e jashtëligjshme”, ka thënë Rexhepi.
Çmimi i produkteve nëpër restorantet dhe kafenetë e Ferizajt tashmë janë të ndryshme. Disa nga kafenetë i kanë ulur çmimet, por disa nga to vazhdojnë të operojnë me çmime prej 40 për qind më të larta se të një muaji më parë.
Autoriteti i Konkurrencës, deri më tani, ka gjobitur vetëm kompanitë që merren me shitjen e arkave fiskale. Problemet me këtë trupë drejtuese kanë nisur që nga nëntori i vitit 2011, kur dy prej pesë anëtarëve u skadoi mandati. Mbetën vetëm tre.
Gjatë kohës së funksionimit me vetëm 3 anëtar, AKK kishte iniciuar edhe disa hetime për kompani të mëdha. Asnjë nga këto hetime nuk kishte arritur t’i çonte deri në fund.
Pengesë ishte mungesa e dy anëtarëve dhe kufizimet ligjore. Neni 29 i Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës përcakton kuorumin prej së paku tre anëtarëve për mbajtjen e mbledhjeve të Komisionit.
Në paragrafin e dytë të këtij neni thuhet se “vendimet në mbledhje të Komisionit merren me më së paku tri (3) vota afirmative”. Nevoja për votim unanim të tre anëtarëve të mbetur i ka pamundësuar funksionimin normal të këtij Autoriteti që nga viti 2011.
Autoriteti i Konkurrencës ka qenë jo-funksional që nga nëntori i vitit 2013. Pas shumë presioneve nga shoqëria Civile dhe Komisioni Evropian, Qeveria e Kosovës e ka kompletuar bordin e Autoritetit të Konkurrencës. Ky autoritet ka rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, që ka hyrë në fuqi me datën 1 prill.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Toshkovski: Burgu i Shkupit ka funksionuar më shumë si subjekt turistik- hotelierik sesa si burg

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet