LAJMI I FUNDIT:

Kafeja i qetëson nervat

Kafeja i qetëson nervat

Ekstrakti i bimës së kafesë - kafeja mund të ndihmojë personat që vuajnë nga stresi kronik, kanë zbuluar shkencëtarët nga Australia.

Personat që vuajnë nga stresi kronik pas 6 javësh të konsumimit të ekstrakteve të bimëve tregojnë reduktim të konsiderueshëm të simptomave të stresit, në krahasim me personat që kanë marrë placebo.

Kjo bimë ka veprim të ngjashëm si edhe ilaçet kundër depresionit, ankthit dhe sulmeve të panikut. Ajo çka e bën këtë bimë më të mirë është fakti që nuk shkakton varshmëri.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 75 persona që vuajnë nga stresi kronik. I kanë ndarë në dy grupe. Grupi i parë çdo ditë ka marrë shtesa të bimës së kafesë – kafe, ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo.


Pas 6 javësh, 26 për qind e pjesëmarrësve nga grupi i parë kanë pasur simptoma të reduktuara të stresit kronik, në krahasim me vetëm 6 për qind të personave nga grupi i dytë.

Stresi kronik është gjendje në të cilën personi vuan nga nervozizmi konstant, pavarësisht asaj nëse i ekspozohet situatave stresuese apo jo.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që stresi kronik shkakton krijimin e sëmundjeve të ndryshme dhe rrit rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2, trashja, sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

Shkencëtarë, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën Journal of Clinical Psychopharmacology, theksojnë se si ekstrakti i bimës të kafes – kafja mund të jetë zëvendësim i shkëlqyeshëm i ilaçeve tradicionale për depresion dhe ankth, por gjithsesi është e nevojshme të vazhdohet hulumtimi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori