1422550960burberry h724 jpgfaqe


Një peliçe në ngjyrë kafe mund ta kombinosh mjaft mirë me një palë pantallona të zeza klasike deri në kyçin e këmbës.

Kjo pamje do të të falë elegancë jo vetëm gjatë ditës, por edhe në ndonjë mbrëmje të rastit.

1422550948chloe h724 jpgfaqe

Po ashtu, këto dy ngjyra mund t’i kombinosh më njëra-tjetrën. Një palë pantallona të gjera dhe të gjata në ngjyrë kanelle me një pallto 'camel'.

Një veshje elegante, e cila do të bëjë çdo mashkull ta kthejë kokën pas teje.

1422550934gucci h724 jpgfaqe

Fustanet e lëkurës janë shumë trend në këtë sezon, por kombinimi i duhur u jep atyre edhe më shumë stil. Kjo prerje mund të jetë një zgjedhje e mirë si “street style”, por edhe për mbrëmje.

Fustan lëkure në ngjyrë kanellë dhe këmishë kremi ngjyrë kaltër.

1422550923proenza w352 jpgfaqe

Kafja e errët është ngjyra tipike e dimrit dhe ky fustan i thurur është tipik për stinën e ftohtë dhe i përshtatshëm për çdo lloj trupi. Një dekolte provokuese, e cila mund të mbulohet me një shall në ngjyrë të hapur ose edhe të zi.

Nuancat e ngjyrave të errëta që “ngacmohen” me ndonjë të çelur të lehtë, i japin veshjes më shumë stil dhe elegancë. /Telegrafi/