Kadyrov u dhuron policisë çeçene dy vetura G-Class të Mercedes-Benz dhe 33 makina të brendit Haval
Me një gjest të dukshëm bujarie, lideri i Çeçenisë Ramzan Kadyrov u dhuroi policisë çeçene flotë të re të automjeteve.
Kadyrov, u dhuroi forcave të rendit dy modele G-Class të brendit Mercedes-Benz gjithashtu dhe 33 makina të brendit Haval.
Videoja e cila tregonte Kadyrovin duke ua dorëzuar flotën e veturave policisë çeçene u publikua në rrjetin social X nga mediumi Nexta.
Pamjet tregonin dy modelet G-Class si dhe flotën e 33 veturave Haval si dhe oficerët çeçenë.
Modeli G-Class i Mercedes-Benz është një SUV i fortë dhe luksoz, me një dizajn të veçantë dhe njihet për kapacitetin e tij për vozitje në terren të ashpër.
G-Class si makinë luksoze kushton qindra mijëra dollarë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























