LAJMI I FUNDIT:

Kadriu e Pacolli, flasin për projektet infrastrukturore për Prishtinën

Kadriu e Pacolli, flasin për projektet infrastrukturore për Prishtinën
????????????????????????????????????

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, ka pritur në takim nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ku kanë diskutuar për projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar nga dy nivelet e qeverisjes, të cilat kanë ndikim të madh në dinamikën e jetës së qytetarëve të kryeqytetit.

Po ashtu ata, e sidomos në qarkullimin e lirë dhe të papenguar të atyre që jetojnë këtu, por edhe për qytetarët e shumtë që e vizitojnë Prishtinën.
Zëvendësministri Kadriu tha se bashkëpunimi i ministrisë me komunën është në funksion të harmonizimit të projekteve, çka nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Nga këto takime, e nga ky bashkëpunim, përfitues direkt do të jenë qytetarët e vendit tonë, e sidomos ata të kryeqytetit, shkruan Telegrafi.

Ai, po ashtu ka premtuar se ministria do të jetë në mbështetje të Komunës së Prishtinës, për aq sa lejojnë mundësitë buxhetore, kurse ka shfaqur gatishmërinë që komunikimi mes dy niveleve të qeverisjes të jetë në funksion të harmonizimit të projekteve dhe i njëjti të ndodhë edhe në të ardhmen, në baza ditore e javore, deri në materializmin e të gjitha projekteve që janë paraparë.


“Biseduam për zgjerimin e ‘Veternikut’, kyçja e rrugës A me nënkalim, që i lidhë dy lagjet, atë ‘Kalabria’ me pjesën tjetër të qytetit, unaza e brendshme, dhe tri projekte të tjera që do ta lidhin Prishtinën me zonat rurale”, tha zëvendësministri Rexhep Kadriu. /Telegrafi/