Kadrijaj: Situatë për keqardhje, LVV po e keqpërdor pozitën e kryesuesit të Kuvendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj tha se është për keqardhje ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës si dhe është shkelje kushtetuese.
Deputetja e AAK-së tha se tash LVV po kërkon formimin e Komisionit që mundëson votim të fshehtë, ndërkaq nuk e paraqitën emrin e kandidatit për kryeparlamentar.
“Ajo që po ndodh është për keqardhje...”, tha ajo, raporton Telegrafi.
Kadrijaj tutje tha se LVV nuk i ka votat as për formimin e këtij komisioni, e as për siç tha lojërat e tyre.
Sipas saj, faji për situatën është i LVV-së, madje tha se LVV po e keqpërdor pozitën e kryesuesit që sipas saj, po punon sipas skenarit të LVV-së. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































