Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot vizituan stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri.

Veseli tha se për herë të parë në Kosovë po ndërtohet një stadiumin me kushte të tilla ndërsa premtoi se nuk do jetë i fundit.


Stadioni Fadil Fokrri1

Sipas Veselit edhe stadiumi në Mitrovicë do të rinovohet së shpejti.

Duke folur për emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Veseli tha se stadiumi do të mbajë përjetë emrin e tij dhe se do të mbetet në kujtimin e të rinjve, se si një njeriu duhet të punojë për vendin edhe pas pensionimit si futbollist.

Stadioni Fadil Fokrri3

Ndërsa ministri i Kulturës Kujtim Gashi tha se stadium me kushte të tilla nuk është parë ndonjëherë dhe se e mban emrin e personit adekuat i cili ka dhënë shumë për futbollin  dhe sportin në përgjithësi.

Stadioni Fadil Fokrri

Stadiumi pritet të hapet të hënën, ku Drita si kampion do të luajë ndaj Prishtinës që është fituese e Kupës. /Telegrafi/

telegrafi sport app