LAJMI I FUNDIT:

Kadiu: Gjatë këtij mandati, Republika e Kosovës ishte palë e barabartë në tryezën e dialogut

Kadiu: Gjatë këtij mandati, Republika e Kosovës ishte palë e barabartë në tryezën e dialogut

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ka treguar se është palë e barabartë në tryezën e dialogut, gjatë kohës sa LVV ishte në pushtet.

Kadiu në profilin e tij në Facebook, ka deklaruar se Kosova tregoi se është e gatshme të ecet përpara me normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke e fqinjësi të mirë.

“Gjatë këtij mandati, Republika e Kosovës ishte palë e barabartë në tryezën e dialogut. S’ka më marrëveshje ku lëndohet shtetësia dhe rrezikohet e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Barazia mes palëve ishte princip, e jo thjesht dialogu për dialog. Si pala konstruktive, Kosova tregoi se është e gatshme të ecet përpara me normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke e fqinjësi të mirë. Për shtetin e rajonin, për paqen e sigurinë”, ka pohuar ai.


Ndryshe, Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët në Bruksel, për personat e zhdukur gjatë luftës. /Telegrafi/