LAJMI I FUNDIT:

Kadastra: Të shtyhet afati për përpunimin e elaborateve për ndërtime të paligjshme

Kadastra: Të shtyhet afati për përpunimin e elaborateve për ndërtime të paligjshme

Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Tërpeski apelon qytetarët dhe kompanitë deri në fund të muajit të shtrojnë kërkesë për përgatitjen e elaborateve për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme deri te kompanitë e autorizuara gjeodezike dhe paralajmëron se do të shtrojnë kërkesë për vazhdimin e afatit për përpunimin e elaborateve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Oda e Gjeodetëve të autorizuar, Telekom dhe VIP tashmë kanë dorëzuar kërkesë që të vazhdohet afati për përgatitjen e elaborateve gjeodezike, i cili skadon më 31 dhjetor të këtij viti.

“Këtyre ditëve është rritur numri i kërkesave të shtruara për përgatitjen e elaborateve dhe prej bisedave me 141 kompani të autorizuara gjeodezike mund të konstatohet se edhe 70.000 kompani dhe qytetarë do të shtrojnë kërkesa për përgatitjen e elaborateve. Të vetëdijshëm se nuk mundet për 20 ditë të përpunohen, apelojmë deri më 31 dhjetor të shtrohen kërkesat për përpunimin e elaborateve, ndërsa Agjencia për kadastrën e patundshmërive do të kërkojë të shtyhet afati deri kur kompanitë gjeodezike do të duhet t’i përgatisin elaboratet”, tha Tërpeski në konferencën e sotme për shtyp, njofton AIM.


Ai theksoi se vetëm Kuvendi, i cili akoma nuk është konstituuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mund ta vazhdojë afatin për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore.

Deri më tani, siç theksoi Tërpeski, në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë janë legalizuar 167.897 objekte.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori