“Kabinetttheater”: Fituesi i çmimit “Nestroy”, sot e nesër në Teatrin “Dodona”

Teatri i njohur nga Vjena, “Kabinetttheater”, do të japë shfaqje më 5 dhe 6 gusht (ora 20:00), në Teatrin e Qytetit të Prishtinës - “Dodona”. Më këtë rast, shikuesit do të kenë shansin të shohin për herë të parë në Prishtinë një një shfaqje me kukulla - për të rritur.
“Kabinetttheater” është teatër i figurave dhe objekteve nga Vjena, të cilët vijnë me një program prej minidramave dhe miniaturave teatrore.
Në një konferencë për media, regjisorja dhe udhëheqësja e këtij teatri, Julia Reichert, ka thënë se “Kabinetttheater” njihet për materien dhe llojin e figurave dhe objekteve që trajton, për gjuhën të lidhur ngushtë me fjalën dhe dukshmërinë e relacioneve të brendshme të imazhit.
E veçanta, sipas anëtarit të këtij grupi, Alban BEqiraj, janë edhe autorët e këtij teatri, si: si: H.C. Artmann, Gerhard Rühm, F. J. Czernin, Thomas Arzt...
Programi që do të jepet te “Dodona” (i gjithi i titruar në shqip), është si më poshtë:
Arthur Schopenhauer - “Biseda Anno 33“ Daniil Charms - “Gra të vjetra kurreshtare” Gerhard Rühm - “Unaza“ Wolfgang Bauer - “Lukrecia“ Franz Grillparzer - “Gjuetari i egër” Lukas B.Suter - “Vdekja skenike“ Anne Frütel - “Zhbërja e oportunizmit nga vendimi i shumicës” Konrad Bayer - “Ana dhe Rosa“ Luajnë: Katarina Csanyiova, Tanja Ghetta, Ëalter Kukla, Alban Beqiraj. Regjia: Julia Reichert Behar Arllati do të luajë në harmonikë. /Telegrafi/







































