Kabineti i sigurisë i Izraelit ka ratifikuar një marrëveshje armëpushimi për shkëmbimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura nga Hamasi në burgjet izraelite dhe ndalimin e luftës 15-mujore për gjashtë javët e para.
Bëhet e ditur se miratimi vjen pas një vonese të papritur që ngjalli frikën se mosmarrëveshjet e minutës së fundit midis Izraelit dhe Hamasit mund të prishnin marrëveshjen.
Anëtarët e ekstremit të djathtë të qeverisë së koalicionit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kërcënuan gjithashtu se nuk do të pajtohen me marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit.
Marrëveshja tani do të shkojë në kabinetin e plotë për nënshkrimin përfundimtar, në mënyrë që të mund të nis zbatimin të dielën me lirimin e pengjeve dhe të burgosurve të parë.
Sipas fazës së parë të marrëveshjes, e cila do të zgjasë 42 ditë, Hamasi ka rënë dakord të lirojë 33 pengje, duke përfshirë fëmijë, gra –ushtarë femra – dhe ata mbi 50 vjeç.
Në këmbim, Izraeli do të lirojë 50 të burgosur palestinezë për çdo ushtare izraelite dhe 30 për çdo peng femër.
Izraeli ka deklaruar se emrat e pengjeve do të bëhen publike vetëm pasi t’i dorëzohen IDF-së, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Ndërsa një listë që përmban emrat e atyre që do të publikohen gjatë gjashtë javëve të ardhshme ka qarkulluar në faqet kryesore të lajmeve izraelite që nga orët e para të mëngjesit.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se shtetasit franko-izraelitë Ofer Kalderon dhe Ohad Yahalomi janë në grupin e parë të pengjeve që lirohen.
Marrëveshja gjithashtu do të lejojë që në fazën e parë palestinezët e zhvendosur nga shtëpitë e tyre të lejohen të lëvizin lirshëm rreth Rripit të Gazës, të cilin Izraeli e ka ndarë në dy gjysma me një korridor ushtarak.
Njerëzit e plagosur supozohet të evakuohen për trajtim jashtë vendit dhe ndihma në territor do të rritet në 600 kamionë në ditë.
Në fazën e dytë, pengjet e mbetura do të ktheheshin mbrapsht dhe një raport përkatës i të burgosurve palestinezë do të lirohej dhe Izraeli do të tërhiqej plotësisht nga territori.
Specifikat i nënshtrohen negociatave të mëtejshme, të cilat do të fillojnë 16 ditë në fazën e parë.
Faza e tretë do të trajtojë shkëmbimin e trupave të pengjeve të vdekur dhe anëtarëve të Hamasit dhe do të nisë një plan rindërtimi për Gazën.
Por, marrëveshjet për qeverisjen e ardhshme të rripit mbeten të paqarta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit