“Mito apo vdekje” apo siç thuhet në gjuhën spanjolle “plata o plomo”, kjo ishte metoda të cilën e përdorte Pablo Escobar për të mbajtur në shuplakë të dorës gjithë Kolumbinë.
Bëhej fjalë për ultimatumet që ia vente secilit polic apo ndonjë personi tjetër që i dilte në rrugë. Ata është dashur të zgjedhin njërin nga dy opsionet – të bëjnë siç thoshte ai apo të marrin një plumb në ballë, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/medellincartel7/status/946047673072783360
Përveç kokainës, suksesi i Pablo Escobarit është varur shumë nga dhuna dhe mito. Duke aplikuar këto metoda, ai arriti të ndërtoi një “perandori” – kartelin Medeline, që gjatë viteve të 80-ta çdo ditë në SHBA kontrabandonte 15 tonë kokainë.
Dhe kështu shumica e personave që i dilnin përpara zgjidhnin versionin e parë “plata”, duke i mundësuar këtij të riu nga qyteza kolumbiane Rionegro të mbajë në shuplakë të dorës 80 për qind të tregut botëror të kokainës. Lidhur me të bëmat e tij është xhiruar edhe një serial i titulluar “Narcos” që është shikuar në gjithë botën.
Pablo Escobar and his son in front of the White House(1981). pic.twitter.com/L6caHmV2IJ
— Александар Кнежевић (@CONCORDIER) December 24, 2017
Sot, 24 vite pas vdekjes së Escobarit, CIA vazhdon të kërkojë bazat e tij të fshehta, dhe pikërisht ky fakt e bën më të vështirë jetën pranë një njeriu siç ishte Esbobari.
Derisa në këtë serial gruaja e narko-kartelit Maria Victoria Enao portretizohet si e përkushtuar besnike, nevojitet që të bëhet një dallim i madh mes realitetit dhe fantazisë.
Escobar ka qenë djali i një fermeri të varfër dhe një mësuese, kurse Maria vjen nga një familje e edukuar dhe në zë. Ajo ishte vetëm 13-vjeçare kur u njohën, kurse u martua për të si 15-vjeçare. Dhe duke marrë parasysh faktin se ishte 11 vite më e re se Pablo, familja e saj nuk ishin edhe aq shumë të kënaqur me veprimin e saj. Ata në shumë raste janë munduar t’i pengojnë që të takohen, duke e cilësuar si shumë të thjesht dhe jo të denjë që të takohet me Marian.
Megjithatë, ajo ishte kokëfortë, kurse fjalët e saj se përse ishte martuar me Escobarin i kishte thënë biri i saj: “Jam dashuruar në dëshirën e tij për të ndihmuar të tjerët e në veçanti ata që kishin telashe. Ne kemi qëndruar në zona të varfra dhe kemi ëndërruar se si do të ndërtojmë në ato zona shkolla. Që nga fillimi ai ka qenë një xhentëlmen”, transmeton Telegrafi.
Mund lehtë të konstatohet se ajo nuk ishte e dhënë pas planeve kriminale të bashkëshortit të saj. Edhe pse thuhej se janë dashuruar marrëzisht, kjo nuk do të thotë se Escobar nuk ka vrapuar pas tjerave. Në mesin e femrave që kanë vrapuar pas “mbretit të kokainës” përmendet edhe emri i gazetares Virginia Valejo, e cila ishte në lidhje me të për më shumë se 5 vite, e cila ka lavdëruar sharmin, karizmin dhe aftësitë e tij prej një dashnor.
Përveç se flinte mbi para, Escobar kishte edhe aeroplan privat për transportimin e kokainës, por në fund rezultoi se miliardat e tij nuk arritën t’i sjellin paqe apo liri. Pas vdekjes së tij, Maria dhe fëmijët e tyre kanë ikur në Buenos Aires duke u frikësuar se mund t’i likuidojnë rivalët e narko-kartelit.
Argjentina u dha atyre azil, kurse bashkëshortja e tij e ndërroi emrin në Maria Izabel Santos Kabajero. Para se të shkonin në Argjentinë, ata kishin qëndruar për një kohë të shkurtër në Mozambik, madje kishin kërkuar ndihmë edhe nga Vatikani, megjithatë kërkesa e tyre është refuzuar. Por edhe me një identitet të ri, jeta e tyre në Argjentinë nuk ishte e lehtë. Pasi ishte zbuluar se po jetojnë në këtë vend gjatë vitit 1999, Maria dhe Huan Pablo janë arrestuar nën akuzën për shpëlarje parash.
Dhe duke mos dashur të heqin dorë nga jeta luksoze dhe miliarda dollarët që i kishin trashëguar nga narko-karteli, ata arritën të shpëtojnë pa pasoja. Detektivët kanë pranuar se ata ndoshta nuk do të arrestoheshin kaq shpejt, po të mos zbulohej identiteti i tyre i vërtetë. Në anën tjetër, Maria pretendonte se i gjithë procesi i gjykimit ishte politikisht i motivuar.
Pas shumë thashethemeve në Argjentinë, Maria mbeti një lloj misteri. Në fakt sot askush nuk e di se ku gjendet, gjë që për të është diçka e mirë. Por, duke marrë parasysh se fëmijët e saj vazhdojnë të jetojnë në Argjentinë, ekzistojnë gjasa të mëdha që edhe ajo të jetë atje, e maskuar e ndoshta edhe e operuar.
Por, ekzistojnë teori tjera që ajo mund të jetë zhvendosur në Karolinë të Veriut në SHBA me një identitet tjetër. Paraqitja e saj e fundit publike ishte gjatë realizimit të një dokumentari në vitin 2009 “Sins of my father”.
Megjithatë edhe pse thonë se prapa një burrë të fuqishëm qëndron një grua e fuqishme, në rastin e tyre nuk ka ndodhur kështu. Edhe pse kaluan 20 vite nga vdekja e tij, ata edhe sot e kësaj dite vuajnë pasojat e jetës që e bënte Pablo. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=U7elNhHwgBU
https://www.youtube.com/watch?v=_QXAaVJjWWo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje