Të mërkurën, ka ndërruar jetë doktori i parë i Shkencave Ekonomike me moshën më të re në trevat shqiptare, Prof. Dr. Partizan Shuperka.
Një jetë kushtuar shkencës dhe arsimit mori fund më 25 Shtator 2019. Varrimi i të ndjerit është bërë dje në varrezat e qytetit në Prizren.
Prof. Dr. Partizan Shuperka u lind më 1 Shtator 1945 në Prizren. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në vendlindje. Në tetor të vitit 1962 u regjistrua në Seksionin Ekonomik të Fakultetit Juridik – Ekonomik të Prishtinës.
Studimet universitare i vazhdoi në Fakultetin Ekonomik të Beogradit, ku i kreu studimet themelore dhe ato postdiplomike.
Në Dhjetor të vitit 1971 e mbrojti punimin e doktoraturës me titull: “Teknika moderne dhe fenomeni i shoqërizimit”. Kështu, Kosova fitoi doktorin e parë me moshën më të re të shkencave ekonomike, në trevat shqiptare, por edhe doktorin më të ri të shkencave edhe në Jugosllavi.
Në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës punoi që nga viti 1972 deri në pensionimin e tij më 2012. Profesor Shuperka ishte edhe pjesë e strukturave udhëheqëse të Fakultetit Ekonomik dhe të Universitetit të Prishtinës, që nga viti 1977. Gjatë viteve 1973 – 1979 ishte anëtar i Pleqësisë Ekonomike Federative, ndërsa në vitet 1972 – 1979 ishte anëtar i Këshillit Redaktues të Revistës “Mendimi Ekonomik”.
Në fokusin e tij të interesimit shkencor e profesional ishte ndikimi i përparimit teknologjik në procesin e zhvillimit ekonomik.
Ka botuar punime të shumta shkencore, punime të shkurtra, punime profesionale, vështrime, recensione dhe ka përkthyer edhe tekste universitare nga gjuhë të ndryshme botërore.
Me vdekjen e Prof. Dr. Partizan Shuperkës, Fakulteti Ekonomik i Prishtinës humbi profesorin, pedagogun e palodhshëm, kolegun e devotshëm dhe mikun e dashur e të respektuar, të cilin do ta kujtojmë përherë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?