LAJMI I FUNDIT:

A ka mungesë të oksigjenit në spitale? Flet ministri Zemaj

A ka mungesë të oksigjenit në spitale? Flet ministri Zemaj
Foto: Arkiv/Ilustrim

Një ditë më parë spitalet rajonale kanë deklaruar se kanë mungesa të oksigjenit. Këtë informatë e ka adresuar dje edhe nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli i cili tha se  Spitali i Gjilanit është duke u përballur me mungesë oksigjeni.

Madje njoftimi i kësaj komune thoshte se Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen.

“Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem”, thuhej në njoftim.


Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen
Lexo po ashtu Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

Ndërkaq, në grupet të  ndryshme në Facebook ka pasur qytetarë që kanë kërkuar oksigjen për të afërmit e tyre. Një kërkesë e tillë ka ndodh për në Spitalin e Gjakovës.

Por, lidhur me mungesën e oksigjenit në Gjakovë është deklaruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai në RTV Dukagjini i quajti të pavërteta lajmet se në Spitalin e Gjakovës ka mungesë oksigjeni.

Zemaj ka thënë se po shpërndahen gënjeshtra në mënyrë që të frikësohen qytetarët, transmeton Telegrafi.

“… Mungesa ka pasur në vazhdimësi, por furnizimet janë të rregullta. Nuk ka ndonjë shqetësim. Nuk është e vërtetë është gënjeshtër, këto gënjeshtra në kohë pandemie janë shkelje e ligjit. Po shfrytëzojnë situatën për të shpërndarë panik. Është e turpshme të shpërndahen dezinformuar të tilla”, pohoi Zemaj.

Zemaj theksoi se masat e reja kufizuese kanë dhënë rezultate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori