LAJMI I FUNDIT:

I ka mbi 6 mijë kilogramë, i reziston plumbave dhe ka rezervuar gjigant –është rezistente ndaj tornadove që fryjnë me shpejtësi prej 280 km/h

I ka mbi 6 mijë kilogramë, i reziston plumbave dhe ka rezervuar gjigant –është rezistente ndaj tornadove që fryjnë me shpejtësi prej 280 km/h

Një burrë i dhënë shumë pas stuhive, ka menduar një ide të pazakontë që t’i ndjekë ato – ka ndërtuar një veturë të blinduar me të cilën mund t’iu afrohet dhe t’i filmojë aktivitetet e tyre.

Ryan Shepard ka nxjerrë në rrugë veturën që ndjek tornadot dhe që për herë të parë ishte përdorur në filmin e Hollywoodit, “Tornado Alley” . Ajo mund t’i rezistojë erërave të fryjnë me shpejtësi prej 280 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Vetura peshon 6,350 kilogramë dhe ngjan shumë me veturën e Batman ndryshe e njohur si “Batmobile” apo me atë të “Mad Max”, ku në rolin kryesor luan Mel Gibson. Për herë të parë ishte prodhuar në vitin 2007, kurse si asistent i produksionit të filmit që ishte xhiruar në vitin 2011, pati rastin ta shoh nga afër.

Bëhet fjalë për veturën Dodge Ram 3500 që është modifikuar në detaje. Shepard e bleu atë nga filmbërësi Sean Casey dhe nga Illinois për në shtëpinë e tij në Colorado, e voziti i vetëm. Ai pranoi se gjatë udhëtimit dyditor, pothuajse gjatë çdo ndalese nëpër pompa njerëzit e kishin pyetur se ku e kishte marrë.

Por, Shepard nuk u kënaq me kaq dhe i bëri disa përmirësime. Kjo veturë ka një rezervuar prej 340 litrave dhe mund të udhëtojë deri në 1,300 kilometra pa pasur nevojë për rimbushje. I reziston erërave që fryjnë deri në 280 kilometra në orë – që do të thotë se i afrohet shumë pranë tornadove, që pothuajse gjithçka shkatërrojnë para vetes.

Vetura është e mbështjellur me dy shtresa të metalit, xhamat janë rezistentë ndaj plumbave dhe gomat janë punuar enkas për terrene malore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

Interesante
Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

Mjellma ‘vrasëse’, tani e vetmuar

Mjellma ‘vrasëse’, tani e vetmuar

Fun
Kalo në kategori