Humbja kohë nëpër korridoret e pritjes kur keni lytha ose bengje nuk ia vlen të prisni. Ekzistojnë zgjidhje më të lehta dhe më të lira para se të mendoni të shkoni te dermatologu shkaku i tyre.
Nuk keni pse të shpenzoni shumë të holla për të hequr qafe bengjet dhe lythat.
Krejt çfarë ju nevojitet është që 2-3 herë në ditë uthullën e mollës me një leckë të ngrohtë ta fërkoni me hapësirën prekur, për një javë rresht.
Kini vëmendjen te lythat për këtë një javë dhe do ta vëreni se si e ndryshon ngjyrën dhe në fund largohet, transmeton gazeta Kosova Sot. Po ashtu uthullën e mollës mund ta përdorni për bengjet.
Një pjesë pambuku e lagni me uthullën e mollës dhe më pas lyeni bengun.
Rezultatet do të janë të dukshme, nëse këtë e aplikoni për shtatë ditë.
Uthulla e mollës është e përdorshme për:
– Heqjen e lythave dhe bengjeve
– Qetëson skuqjet dhe ënjtjet nga dielli
– Shëron venat me varice
– Lufton alergjitë
– Si balsam për flokë
– Si tonik për kujdesin ndaj fytyrës
– Si ilaç për detoksim
/Telegrafi/