LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar takimi i grupit për vlerësim të situatës së sigurisë

Ka filluar takimi i grupit për vlerësim të situatës së sigurisë

Armata e Republikës së Maqedonisë është duke ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitetesh për mbrojtjen e kufirit shtetëror, njoftuan nga Kabineti i Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me vëmendje të veçantë i ndjek ngjarjet dhe zhvillimet në Turqinë miqësore. Presidenti i Maqedonisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë institucionet e sigurisë në Republikën e Maqedonisë, me MPB, Ministrinë e mbrojtjes, MPJ dhe me Armatën e Republikës së Maqedonisë, njoftojnë nga Kabineti i Ivanov.

„Kryetari dhe udhëheqësi i menaxhimit me krizat vazhdimisht informohen nga subjektet kompetente për menaxhim dhe parandalim të kërcënimeve dhe rreziqeve”, thuhet në njoftimin e Kabinetit.


Përmes këtij njoftimi Kabineti i presidentit informon se për momentin është duke u realizuar takimi i grupit për vlerësim dhe analizë të situatës së sigurisë.

Republika e Maqedonisë e përkrah qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Turqisë, ndërsa presidenti Ivanov e përkrah normalizimin e gjendjes në Republikën e Turqisë dhe fton për respektimin e institucioneve demokratike dhe shmangie të çdo lloji të dhunës dhe gjakderdhjes, thuhet në njoftim./Telegrafi/

.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori